​Fillojnë punimet për ndërtimin e nënkalimit në Ferizaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi fillimin e punimeve në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh – hyrje e qytetit të Ferizajt.

Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro.

Ministri Lekaj,  tha se ky projekt  ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë si dhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore.

“Lekaj theksoi se ky projekt dëshmon vendosmërinë  për  mbështetje të komunave dhe qytetarëve në mbarë vendin”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Infrastrukturës.

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë në implementimin e projekteve me rëndësi për qytetin dhe banorët e Ferizajt.