Derbi
“El Clasico”, formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit
Sot do të zhvillohet super ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku kjo “El Clasico” do t’i takojë xhiros së 30-të të La Ligas Spanjolle.
Të dy skuadrave iu duhet me çdo kusht fitorja, që t’i mbaj në hapa të sigurtë drejt titullit të La Ligas, ku pas 29-të ndeshjeve Barcelona gjendet në vendin e dytë me 65 pikë, një më pak se lideri Atletico Madridi, ndërsa Reali zë vendin e tretë në tabelë me 63 pikë, dy më pak se Barcelona, e tri më pak se Atletico.
Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Fernandez, Mendy; Modric, Casemiro; Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius JR
Barcelona (3-5-2): Ter Stegen; Lenglet, Araujo, Mingueza; Alba, Pedri, De Jong, Busquets, Dest; Dembele, Messi