Skenderaj

​Dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbim seksuale të viktimës së trafikimit, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Sipas Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, sot kanë realizuar një plan taktik, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë.

Plani është realizuar në Skenderaj, ku janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

“Dy të dyshuarit (meshkuj kosovarë) të arrestuar janë: A.A., viti i lindjes 1997 dhe E.A., viti i lindjes 1996. Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht dy DVR, një telefon mobil, një veturë dhe dy fletore me evidencave. Pas intervistimit, me akt-vendim të prokurorit i dyshuari: A.A. dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari E.A., lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.