​Dy të arrestuar për kërcënim në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit në dy raste të ndara kanë kërcënuar.

Rasti i parë ka ndodhur në mesditë, ku i dyshuari ka kanosur zyrtarin policor i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, rasti i tjetër ka ndodhur në mesnatë, ku një person përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues nga i dyshuari mashkull.