Sobat Miskin

​Dy orë pa bërë asgjë, 21-vjeçari merr 3 milionë shikime në YouTube

Një anëtar i YouTubes 21-vjeçar nga Indonezia, emri zyrtar i përdoruesit të cilit është Sobat miskin, postoi një video në kanalin e tij duke marrë tre milionë shikime brenda vetëm një muaji.

Videoja “Dy orë pa bërë asgjë” u bë virale dhe tërhoqi vëmendjen e publikut.

“Unë nuk e prisja aq shumë popullaritet. E bëra videon duke menduar se ndjekësit e mi do të vazhdonin të më pyetnin kur do të filloja të postoja përmbajtje arsimore. Unë nuk mendoja se aq shumë njerëz do ta shikonin atë,” tha ai për Tribun News.

Ai postoi video në kanalin e tij në të cilin eksperimentoi me ushqim, dhe krejt rastësisht vendosi të largohej nga tema e kuzhinës dhe të regjistronte diçka të pazakontë.

“Imagjinoni ta bëni këtë për dy orë dhe të harroni të shtypni butonin e fillimit”, shkruan një komentues.

“Njerëzit mendojnë se nuk mund të fitosh para duke qëndruar ulur, por ky djalë ka vërtetuar se mund t’ia dalë shumë mirë,” ka shtuar një tjetër.

“Pjesa më e mirë e kësaj video është kur ai shikon dhe nuk bën asgjë,” tha një tjetër komentues.

Shpërndaje