​Drogë e armë në Prizren, një i arrestuar

Policia e Kosovës, ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është V. K. lindur me 1995.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë1 (një) pistoletë me 6 fishekë 6 (fishekë) të armës së gjuetisë5 (pesë) fishekë të pistoletës1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë 840 euro1 (një) telefon2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.