Trajneri i ri

​Drenica prezanton Bledar Devollin si trajner, ky është premtimi i tij

Sot në ambientet e klubit KF Drenica, para bordit dhe futbollistëve është prezantuar trajneri i sapoemëruar, Bledar Devolli.

Devolli ka premtuar punë , disiplinë, dhe angazhim për të quar përpara KF Drenicën.

Trajneri nga Gjirokastra, ka falënderuar ish-trajnerin Fadil Rama për urimin që ia bëri më rastin e emërimit të tij në stolin kuq e zi.

Devolli zhvilloi sot mënjeherë seancën e parë stërvitore me ekipin.