shqyrtimi i raportit vjetor

​Deputetët-MF’së: Të rritet stafi për auditor të brendshëm

Seanca vazhdoi me shqyrtimin e raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, ku përfaqësues të Qeverisë thanë se ka përmirësime, ndërsa, deputetët thanë se ndryshimet janë shumë të vogla dhe patën disa kërkesa për Ministrinë e Financave.

Ministri Hamza duke paraqitur raportin vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, para deputetëve, ka thënë se informatat që dalin nga pyetësori vetvlerësues, monitorimi dhe analizat e bëra, është një përmirësim në të gjitha komponentët e menaxhimit të kontrollit të brendshëm.

Mergim Lushtaku, në emër të komisionit të Kuvendit, sha disa rekomandime për Ministrinë e Financave, e cila duhet të vazhdojë me programin kombëtar për certifikimin e auditorëve të brendshëm dhe të mbajë trajnime për punëtorët që janë certifikuar por që nuk janë duke punuar si auditor.

Kurse, deputeti i PSD-së, Faton Topalli, tha se ka vlerësim të mirë të vetvetes të organizatave buxhetore nuk ka ndryshim pozitiv nga viti 2016 në vitin 2017.

Gjithashtu janë shqyrtuar edhe disa projektligje tjera siç është ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, si dhe projektligje tjera.