Delegacioni

​Deda: Zyra e Kancelares Merkel konfirmon se nuk ka ndryshim kufijsh

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, ku kanë zhvilluar takime me zyrtarë të shtetit gjerman.

Pjesë e këtij delegacioni janë: deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, deputeti Korab Sejdiu si dhe Ilir Deda.

Deputeti Ilir Deda, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë marr konfirmim nga Zyra e kancelares Merkel se nuk ka ndryshim kufijsh.

“Nuk ka ndryshim kufijsh, konfirmon Zyra e Kancelarës Merkel. Kosova është një dhe e pandashme, me territor të panegociueshëm. Foto pas takimit me z. Matthias Lütenberg, Drejtor i Divizionit për Evropë Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore në Kancelarinë gjermane”, ka shkruar Deda në Facebook.