​Chelseat mund t’i ndalohet transferimi i lojtarëve për dy vitet e ardhshme

Zyrtarë nga Këshilli i Integritetit dhe Pajtueshmërisë së FIFA-s kanë qenë duke e hetuar Chelsean për tre vite rastin e transferimit të Traores dhe 13 transferimeve të tjera të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Sipas medias franceze, Mediapart, një nga shumë që po i publikojnë të dhënat e siguruara nga Football Leaks, FIFA ka rekomanduar që Chelseat të gjobiten me 50800 euro dhe të mos kenë të drejtë për transferimin e lojtarëve në katër afatet e ardhshme kalimtare.

Një pjesë e këtij ndëshkimi, suspendimi në një afat kalimtar, vjen për shkak të transferimit të Traores, ndërsa tri afatet e tjera për shkak të 13 shkeljeve në transferimet e tjera që u hetuan nga FIFA, që është duke i hetuar edhe disa klube të tjera të Premierligës.

Traore kishte nënshkruar me Chelsean në shtator të vitit 2013, pasi i kishte mbushur 18 vjet. FIFA beson se Chelsea ka manipuluar me datat e kontratës dhe se marrëveshja ishte e vlefshme për katër vite e gjysmë, edhe pse limiti për lojtarë të moshës së tij ishte tre vite