Derbi

​Boca Juniors kalon në epërsi ndaj River Plate

Boca Juniors ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj River Plate në ndeshjen e dytë të finales së Copa Libertadores, e cila po zhvillohet për momentin në Santiago Bernabeu.

Pak para përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në minutën e 44-të erdhi goli i parë i ndeshjes, të cilin e shënoi Dario Benedetto duke e dërguar ne epërsi Boca Juniorsin.