Mrika dhe Arianit Nikqi

​Bllokimi i dy kosovarëve në Antarktidë, mobilizohet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës tek sot është njoftuar për rastin e dy kosovarëve Mrika dhe Arianit Nikqi që tash e tetë ditë janë të bllokuar në majën më të lartë të Anctarctic-ut, në temperatura -40˚ celsius.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeveri, tha se shteti po angazhohet për babë e bijë nga Kosova, që janë bllokuar në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

“Qeveria e Kosovës me të marrë informacionin është angazhuar për këtë rast dhe po merren gjitha informacionet që mund të ndihmojnë për këtë rast”, ka thënë ajo për Gazetën Express, përmes telefonit.

Mrika Nikqi, 17 vjeçe dhe babai i saj Arianit Nikqi, më 16 dhjetor rreth orës 21:30, raportohet se u ngjitën në majën Vinson, në Antarktidë, 4892 metra e lartë.

Gjatë kthimit ata, si pasojë e motit ekstrem qysh më 17 dhjetor po qëndrojnë të bllokuar në një tendë në temperatura deri në -40 gradë Celcius.