Antony Blinken

​Blinken: Të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me bisedimet që sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Blinken ka theksuar se “ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u angazhuar në diplomaci me NATO-n dhe Ukrainën”.

“Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbi punën tonë për të nxitur sigurinë transatlantike. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u angazhuar në diplomaci me NATO-n dhe Ukrainën”, ka thënë Blinken.