Deputeti i LDK-së

​Beqiri i del në mbrojtje Zemajt: Nuk është mjek, por ministër dhe menaxher i mirë

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri i ka dal në mbrojtje kolegut partiak, ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Beqiri gjatë debatit parlamentar për menaxhimin me pandeminë Covid-19, tha se Zemaj po tregon se është një ministër dhe menaxher i mirë, përkundër që nuk është i fushës së shëndetësisë.

Beqiri: Në asnjë rrethanë nuk do të thotë që ai që nuk është mjek nuk mund të jetë një ministër i mirë

Video:

“Duhet me thënë me përgjegjësi të plotë se zotëri Zemaj dhe po të kisha dëshirë me thënë që gjithmonë mund të jetë më mirë, por nuk ka lënë hapësirë në angazhimin e tij personal si ministër…ne kemi pas raste kur kemi pas ministra edhe më herët që s’kanë qenë të profesionit. Kjo nuk do të thotë që mjekët nuk janë të zot me qenë ministër të Shëndetësisë, por edhe e kundërta. Në asnjë rrethanë nuk do të thotë që ai që nuk është mjek nuk mund të jetë një menaxher, ministër i mirë, në këtë rast siç është zotëri Zemaj”, tha ai.