Ndihmat

​BE: Në Ballkanin Perëndimor (Serbi), koronavirusi përdoret për të promovuar pikëpamjet antievropiane

Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) ka vlerësuar se kriza me koronavirus në Ballkanin Perëndimor është duke u përdorur për të pretenduar se Bashkimi Evropian po ia kthen shpinën rajonit.

“Në Ballkanin Perëndimor, kriza është duke u përdorur për të forcuar narrativin ekzistues se BE po i kthen shpinën një rajoni ku ata vazhdojnë të rrisin lart teoritë e komplotit se koronavirusi është një armë biologjike amerikane”, tha EEAS në një raport special të pandemisë të azhurnuar sot.

Burime pranë Kremlinit, si dhe disa burime lokale në vendet anëtare të BE-së, vendet e Partneritetit Lindor, Ballkanin Perëndimor, vendet e Lindjes së Mesme dhe afrikanët, pohojnë se BE nuk po arrin të merret me pandeminë dhe është afër të copëtohet, egoiste dhe të tradhtojë vlerat e veta , ndërsa, përkundrazi, BE, Rusia dhe Kina janë “forca përgjegjëse” dhe se BE po përdor krizën p ër të ndjekur interesat e saj, thuhet në raport.

“Pretendimet se BE po copëtohet për shkak të krizës së virusit, mbizotërohen nga rrjetet sociale në të gjitha rajonet e analizuara,” deklaron EEAS.

Raporti shton se shpërthimi në mbarë botën i dezinformatave në lidhje me pandeminë e koronavirusit vazhdon, me pasoja të dëmshme potenciale të shëndetit publik, transmeton KosovaPress.

Disa shtete dhe aktorë të mbështetur nga shteti kanë tendencë të “shfrytëzojnë krizën shëndetësore për të ndjekur interesa gjeopolitike, shpesh duke vënë në dyshim direkt besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tij”.

“Në Kinë, media shtetërore dhe zyrtarët e qeverisë po promovojnë teori të paprovuara në lidhje me origjinën e koronavirusit, dhe raportet e mediave kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj disa liderëve evropianë për ndihmën kineze,” thuhet në raport.

Po ashtu, thuhet se “media e kontrolluar nga shteti kinez promovon idenë se modeli kinez është superior në luftën kundër koronavirusit”.

Në një tekst kushtuar raportit EEAS, Euractive me qendër në Bruksel deklaron se BE miratoi të hënën një paketë ndihme prej 38 milionë eurosh për Ballkanin Perëndimor, prej të cilave 15 milionë euro do të shkojnë në Serbi.

Përkundër kësaj, përkujton Euractive, Serbia ka falënderuar vetëm presidentin kinez Xi Jinping duke shkruar nëpër billborde: “Faleminderit, vëlla Xi!”

Euractive kujton gjithashtu se më 15 mars, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kundërshtoi mosgatishmërinë e BE për të ndihmuar.

“Nuk ka solidaritet evropian. Ishte një përrallë në letër. Unë i kam dërguar një letër të veçantë vendit të vetëm që mund të ndihmojë, që është Kina”, tha Vuçiq.