Koronavirusi

​BE ndihmon Malin e Zi me 53 milionë euro

Bashkimi Evropian do të dhurojë tre milionë euro për Malin e Zi, si një ndihmë emergjente për shëndetin dhe 50 milionë për programe afatgjata në përputhje me nevojat, veçanërisht për shëndetësinë, ekonominë dhe sipërmarrësit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga kreu i delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav, përmes një postimi në Twitter.