Barcelona

​Barcelona në kërkim të një sulmuesi

Disa javë më parë, Luis Suarez tha se do ta mirëkuptonte Barcelonën, nëse ajo fillon të kërkojë një qendërsulmues, për ta lehtësuar dhe zëvendësuar atë në të ardhmen.

Prej një kohe të gjatë, menaxherët teknikë të skuadrës katalanase kanë vlerësuar se cili lojtar do të ishte më i përshtatshmi për këtë rol, përtej çmimeve të tregut, të cilat do të jenë të larta.

“Mundo Deportivo” ka publikuar sot një listë prej pesë sulmuesish, që po spikasin në Europë dhe mund të jenë lojtarët e së ardhmes. Timo Werner, Luka Jovic, Maxi Gomez, Kasper Dolberg dhe Krysztof Piątek janë në listën e departamentit teknik të Barcelonës, i cili, gjithashtu, vlerëson André Silva, i huazuar për momentin nga Milani te Sevilla.

Katalanasja “Sport”, ndërkohë, ka fokusuar për rolin e qendërmbrojtësit edhe danezin e Chelsea, Christensen. Ky i fundit shihet si një alternativë e Samuel Umtiti, i cili është i goditur nga lëndimet dhe ka nevojë për të pushuar ndonjëherë, gjatë sezonit të gjatë e të ngarkuar me shumë ndeshje.