Nürburgring

​Audi RS3 vendos rekord të ri të shpejtësisë

Audi ka njoftuar se Sedani i tyre i ri RS3 ka vendosur një rekord të ri për automjetet e prodhimit të klasës kompakte në Nürburgring gjerman.

Me premierën në internet të RS3 Sportback dhe RS3 Sedan, Audi ka përfunduar ofertën e gjeneratës së re A3, e cila ka nën “kapuç” motor me 5 cilindra 2.5 litra turbo benzinë.

Çift rrotullues maksimal është 500 Nm dhe është i disponueshëm për shoferin 2.250-5.600 rpm ose 20 Nm më shumë se gjenerata e mëparshme.

Fuqia transmetohet në të katër boshtet përmes një transmetimi të përparuar të automatizuar me 7 shpejtësi me dy tufa.

Koha e Audi në Nurburgring është 7 minuta dhe 40,748 sekonda ose 4.64 sekonda më mirë se koha e Renault’s Megane RS Trophy-R.

Shpërndaje