​Arsenali pa kapitenin Xhaka në derbin ndaj Manchester Unitedit

Arsenali do të përballet sonte me Manchester Unitedin për xhiron e 15-të të Premierligës, por për këtë derbi trajneri i klubit londinez, Unai Emery, nuk mund të mbështetet në ndihmën e njërit prej kapitenëve të tij, Granit Xhakës.

“Djajtë e Kuq” përjetuan edhe një tronditje të shtunën, kur ata i humbën dy pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Southamptonit. Manchester Unitedi bëri punë mjaft të mirë, pasi që arriti ta barazojë rezultatin nga 2-0 në 2-2, mirëpo nuk e gjeti dot golin e fitores.

Megjithatë, Mourinho ka mjaft vetëbesim se skuadra e tij mund ta dëshmojë veten në këtë ndeshje kundër Arsenalit, të cilët nëse e humbasin, mund të mbesin 11 pikë larg vendit të katërt, i cili siguron kualifikime në Ligën e Kampionëve.

Përderisa Mourinho e ka pasur të vështirë këtë sezon, rivali i tij, Unai Emery, ka arritur ta fitojë dashurinë e tifozëve qysh në sezonin e tij të parë, pasi që pas dy ndeshjeve të para të humbura, kundër Manchester Cityt dhe Chelseat, ai ka arritur një ecuri prej 19 ndeshjeve pa disfatë.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Manchester United XI: De Gea; Valencia, Smalling, Jones, Shaw; Matic, Herrera, Pogba; Rashford, Lukaku, Martial

Arsenal XI: Leno; Mustafi, Sokratis, Holding; Bellerin, Torreira, Guendouzi, Kolasinac; Ramsey, Aubameyang, Lacazette