​Arsenali

​Arsenali kërkon ta vazhdojë ecurinë e përsosur ndaj Crystal Palace, formacionet zyrtare

Skuadra e Unai Emeryt ka arritur t’i fitojë 11 ndeshjet e fundit të këtij sezoni dhe do të kërkojë ta vazhdojë këtë ecuri edhe në ndeshjen ndaj Crystal Palace, e cila zhvillohet sot në orën 14:30 në stadiumin Selhurst Park.
Arsenali i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit si mysafir kundër Crystal Palace dhe e ka humbur vetëm një, që nga viti 2013, kur Crystal Palace u kthye në Premierligë. Në këto fitore, Arsenali ka shënuar të paktën dy gola, ashtu siç ka bërë edhe në të gjitha katër ndeshjet e këtij sezoni si mysafir, raporton Gazeta Express.

Crystal Palace nuk ka arritur ende të shënojë gol në stadiumin e vet në asnjë prej katër ndeshjeve të para të këtij sezoni të Premierligës, tri prej të cilave i kanë humbur dhe një e kanë barazuar. Nëse ata nuk arrijnë të shënojnë përsëri, atëherë kjo do të ishte hera e parë në histori të Premierligës që një ekip nuk arrin të shënojë në pesë ndeshjet e para të sezonit.

Edhe pse Arsenali është favorit në këtë ndeshje, duhet të theksohet se asnjë skuadër nuk ka qenë duke barazuar pas përfundimit të pjesës së parë më shumë se skuadra e Unai Emeryt. Gjithashtu, Arsenali është ekipi i vetëm në top dhjetëshe që nuk ka arritur ta marrë epërsinë asnjëherë në pjesën e parë këtë sezon.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave: