Covid-19

​Anglia raporton 0 vdekje nga COVID-19

Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar më Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.

Mediat e huaja bëjnë me dije se asnjë vdekje nuk është regjistruar po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete.

Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve.