aktorja
Aktorja e bukur zemëron fansat (Foto)
Megan Fox (32) ka shpërthyer tifozët me imazhe të reja dhe ka treguar se vazhdon të jetë në formë të mirë, por kjo nuk ka mjaftuar me kaq.
Aktorja është ende në listën e grave më të bukura në botë, megjithëse është tërhequr nga publiku në vitet e fundit.
Ajo i përkushtohet djalit të saj 12-vjeçar, të cilin e ka nga lidhja me aktorin Brian Austin Green nga seria “Beverly Hills 90210”.
Ata janë në lidhje që nga viti 2004 dhe u martuan në vitin 2010. Edhe pse pesë vjet më vonë spekulohej se do të ndaheshin, çifti vazhdon të qëndrojë së bashku pas lindjes së fëmijës së tretë.
Përveç kësaj, për marrëdhëniet midis Megan dhe Brian nuk dihet shumë, pasi ata çojnë jetë private.
Së fundi, ajo ka publikuar foto në rrjetet shoqërore ku duket se i është nënshtruar një operacioni plastik, gjë e cila ka shkaktuar zemërimin e fansave, të cilët porositën aktoren se është duke e tepruar në këtë drejtim.