​Aktakuzë për të pandehurin që rrahu gruan dhe vajzën

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndritur aktakuzë kundër të pandehurit, i cili ka sulmuar gruan dhe ka rrahur vajzën.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K, me datën 14 tetor të vitit 2018, rreth orës 21:30, pikërisht në shtëpinë e tij, me dashje ka përdorur forcë ndaj viktimës A.K.,(bashkëshortes se tij) derisa natën kritike e dëmtuara me dy vajzat e saj vije në shtëpi, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “Ku ishe tërë ditën”, e ku menjëherë fillon ta sulmoj të dëmtuarën, duke e kapur për flokë e pastaj duke e goditur edhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu, derisa i pandehuri E.K., ishte duke sulmuar bashkëshorten e tij, në ato momente vajza e tij përpiqet për ta mbrojtur nënën e saj, i pandehuri fillon ta godas me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.