Eksponatet

​Afër një mijë rroba dhe artefakte të të zhdukurve ruhen në vend jo adekuat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu kanë vizituar vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në objektin e ish-Rilindjes.

Veseli me këtë rast tha se të gjitha këto artefakte do të jenë të ekspozuara në muzeun e gjenocidit dhe se do të jetë e pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin Ndërkombëtar të iniciuar nga ai.

Ai shprehu besimi që ky Tribunal do të ndodh. Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar për të zhdukurit e njoftoi Veselin se rreth 948 rroba dhe artefakte ruhen ne këtë vend.