Pandemia

​8 viktima dhe 144 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Tetë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore. Ndërsa janë shënuar 144 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1545 teste ndërsa janë regjistruar 144 raste të reja të të infektuarve me Covid-19. Shkup-27, Kumanovë-11, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-13, tetove-13, Veles-4, Manastir-5, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Strumiv-15, Kriva Pallankë-1, Radovish-8, Krushev-2, Koçanë-13, Makedonski Brod-1, Berovë-2, Vinica-1, Dellçevë-3, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 persona. Një pacient nga Kumanova i moshës 48 vjeçe, një nga Shtipi (65), dy pacientë nga Prilepi (62 dhe 83), një nga Tetova (69), një nga Strumica (39), një nga Vinica (63) dhe një pacientë nga Kërçova (56).