Kryetari i Kamenicës

​8 raste të reja me COVID-19 në Kamenicë, Kastrati apelon qytetarët të rrinë në shtëpi

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, u ka bërë apel qytetarëve të kësaj komune që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga i cili së fundi janë prekur edhe tetë qytetarë.

Nga 18 testime të kryera sot në IKShP, 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, katër në Topanicë dhe katër në Hodonoc, duke ngritur kështu totalin në 23.

Kryetari Kastrati shpreson që të mos ketë raste të tjera dhe kërkon nga qytetarët të zbatojnë udhëzimet përkatëse dhe të mos kenë kontakte të afërta.

“Jepeni secili kontributin tuaj duke qëndru #n’shpi”, shkruan Kastrati në Facebook.