24 orët e fundit

​139 raste të reja dhe 5 viktima në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 1.377 teste për COVID-19, prej të cilave 139 kanë rezultuar pozitivë, si dhe janë shënuar pesë raste të reja me përfundim fatal.

Numri më i lartë i infeksioneve të reja është në Shkup – 36, pasuar nga Gostivari me 16, Kërçova 15, Tetova 14, Kumanova 11, Shtipi 11 etj.

Po ashtu ka pasur edhe 534 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.