​​Ja çfarë ajri kemi sonte në Prishtinë

Krahasuar me ditët e mëparshme, Prishtina sonte ka ajër më të pastër, po jo në nivel të shëndetshëm.

Ajri është pastruar nga era dhe bora që ka rënë, dhe gjatë ditës së sotme ishte në nivel më të mirë, por në mbrëmje ka filluar që të ngritët shkalla e ndotjes.
Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 22:00, cilësia e ajrit del të jetë 104.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global. Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë. Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.