​​ISEAL promovon tri botime të reja

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL), gjatë ditës së sotme ka bërë promovimin e tri botimeve të reja “Urtësi nga Kosova”, “Rrënjë për t’u rritur gjetiu” dhe “Histori e pranishme e një shteti”.

Në këtë promovim u tha se fjalët e urta janë pasuria më e madhe e Kosovës, e si të tilla synohet që të futen në trashëgimi botërore e materiale.Kryetari i Këshillit të fondacionit ISEAL, Regis Marion Veyron, tha se gjatë qëndrimit të tij në New York, ka parë fotografi të bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, ku sipas tij, Kosova është në qendër të botës.

Olivier Meuwly, bashkautor, tha se prezantimi i këtyre librave është bërë për shumë arsye, ku ka treguar edhe për manifestimin në Lozanë të Zvicrës, i cili ishte bërë në 2008 me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, Driton Kajtazi, drejtor i Institutit Zviceran për studime shqiptare ISEAL, tha se synojnë që qëndisjet dhe fjalët e urta që janë përfshirë në këtë libër të prezantohen në UNESCO, pasi këto qëndisje, sipas tij, tregojnë shumë për gratë shqiptare.

Ndryshe, përkthimi i këtyre teksteve është bërë nga Izet Syla