​​ Merz shpall kandidaturën për zëvendësimin e Merkelit

Ish-kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Friedrich Merz shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për presidencën e kësaj partie.

“Kemi nevojë për një fillim të ri dhe për një rinovim me personalitet të lidershipit me eksperiencë”, theksoi ai.

”Jam gati të marr përgjegjësinë dhe në të njëjtën kohë të bëj gjithçka për të forcuar kapacitetin e brendshëm dhe menaxhues të së ardhmes së CDU-së në Gjermani”, theksoi avokati 62-vjeçar, i cili ishte midis kundërshtarëve të parë të eliminuar nga Angela Merkel.

‘’Angela Merkel meriton respekt dhe njohje për arritjet e saj në 18 vjet në krye të partisë, por tani CDU dhe Gjermania kanë mundësinë për të pozicionuar veten dhe për një udhëheqje të re të partisë’’, shtoi Merz.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe pas diskutimeve të shumta, unë kam  vendosur të kandidoj për presidentin e partisë në konferencën e Hamburgut’’, përfundoi ai.